Pendohet Vuçiq, tërhiqet nga kër*cënimet me lu*ftë ndaj Kosovës


Gjatë ditës së djeshme presidenti serb Aleksandar Vucic shkaktoi shumë reagime kur kër*cënoi tërthorazi me lu*ftë ndaj Kosovës. Vucic tha dje se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e ar*matosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës por sot ai ka ndërruar diskursin në lidhje me Kosovën.

Ish ministri i kri*minelit Milosevic sot po thotë se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja dhe reagimet e liderëve nga Kosova i ka quajtur histerike. Ai tha se deklarata e tij ishte precize dhe e qartë pasi sipas tij ai tha se duhet të shmangin politikën e konflikteve të ngrira mes vendeve.

”Ata kanë probleme të brendshme deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura gjë që nuk e dëshiron askush” ka thënë Vucic përcjellë B92.

Kujtojmë se dje Vucic ka shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Baby Boo