Bekim Rexhepi: Nuk më mungojnë paratë, më mungon ahengu dhe publiku


Edhe këngëtari i njohur i estradës tonë, Bekim Rexhepi e përjeton jo mirë situatën e krijuar nga pandemia Covid 19. Mbylljen e të gjithë aktiviteteve gazmore, dasmave, ahengjeve, partive etj “Michel Jacksoni shqiptar” e quan një shkatërrim jo vetëm për buxhetin e këngëtarëve por edhe për karrierën e tyre. Sipas tij, kjo situatë e krijuar ka shkatërruar karrierat e shumë këngëtarëve, gjë që është shumë e vështirë të rikthehet në binarë. “Nëse ka kategori që më së shumti e ka prekur pandemia Covid-19 ajo është kategoria e këngëtarëve, muzikantëve, por edhe pronarëve të restoraneve dhe kompanive të organizimeve të eventeve. Ne këngëtarët nuk jemi të prekur vetëm financiarisht, por jemi të prekur edhe shpirtërisht. Është thyer shpirti jon muzikor, kreativ dhe argëtues” ka thënë Bekim Rexhepi.

Beka shprehet se megjithatë ka shpresa që kjo situatë të marr fund dhe të gjithë ti kthehemi jetës normale. Ai potencon se në këtë moment është mjaft e rëndësishme jeta dhe shëndeti i njerëzve se të tjerat vijnë e shkojnë.
“Nuk më mungojnë paratë që fitoj nga dasmat dhe pjesmarrjet e mia, më mungon ahengu dhe publiku. Ajo ma mbush shpirtin më shumë se gjithçka. Dhashtë Zoti të gjithë e kalojmë sa më mirë dhe së shpejti ti kthehemi jetës normale” ka deklarur Bekim Rexhepi.

Baby Boo