Pendarovski priti përfaqsuesit e shoqatës së mjekëve të RMV-së


Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (SHMMV) të cilët e informuan për projektet gjegjëse dhe aktivitetet e planifikuara në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes zhvillimit të mjekësisë së vendet dhe shkencave të ngjashme.

“Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut në vendosjen e standardeve të larta etike dhe mbrojtjen e profesionit të mjekut me qëllimin përfundimtar zhvillimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtoi Kabineti i Pendarovskit për takimin e tij me përfaqësues të SHMMV, e cila ekziston mbi 70 vite.

Kabineti thekson se duke e njohur angazhimin e përgjithshëm në përballjen me Kovid-19, presidenti i shtetit theksoi se pandemia shtesë e thekson rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të sektorit shëndetësor, më pas duke e theksuar domosdoshmërinë e strategjive të ardhshme që të ndërtohen në pajtim me nevojat dhe qëllimet e shkencës.

Baby Boo