Pendarovski në Haraçinë: Nuk kandidoj për president vetëm për maqedonasit


Në mesin e qytetarëve të Komunës së Haraçinës sot qëndroi kandidati për president Stevo Pendarovski. Para të pranishmëve, Pendarovski tha se në mandatin e kaluar ka treguar se është president që nuk i ndan qytetarët në asnjë bazë dhe se kështu do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

“Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk kandidoj për president vetëm për maqedonasit. Unë do të jem president i të gjithëve, pasi kam qenë zëri i të gjithëve pa dallim etnie dhe përkatësie. Promovimi dhe përfaqësimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë do të jetë prioritet në pesë vitet e ardhshme. “, tha Pendarovski.

Pendarovski theksoi se me 8 maj pret mbështetje të madhe që shteti të ecë përpara si shtet demokratik, multietnik, progresiv i qytetarëve të barabartë.

“Vetëm numri një është garanci se Maqedonia do të vazhdojë në rrugën e duhur drejt BE-së, gjithçka tjetër po shet mjegull politike dhe përpjekje për t’u kthyer në kohërat e tensioneve, ndarjeve dhe pasigurisë. Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Më 8 maj, të gjithë së bashku të votojmë për një Maqedoni evropiane, e cila garantohet vetëm me rrumbullakimin e numrit 1”, theksoi Pendarovski.

Baby Boo