Pendarovski ka angazhuar Ushtrinë për të shuar zja*ret, helikopterët nesër shkojnë në Koçan!


Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka njoftuar në lidhje me aktivitetet që ka ndërmarrë për shuarjen e zja*reve në Maqedoninë e Veriut.

Ka njoftuar se ka urdhëruar angazhimin e Armatës, e cila nesër në mëngjes do të udhëtojë për në Koçan ku raportohet se gjendja me zja*ret është jashtë kontrollit.

“Në Krushevë, shefi i Gjeneralshtabit, Vasko Gjurçunovski më informoi për gjendjen me zja*ret në vend dhe në veçanti me zja*rrin e madh në Koçan gjatë pasdites. Urdhrin si Komandant Suprem për angazhim të Armatës me kapacitet të plotë e kam dhënë në ora 16:30. Është aprovuar dhe përdorimi i helikopterëve, të cilët sot tashmë kanë intervenuar në Staro Nagoriçan, kurse nesër në mëngjes do të shkojnë në Koçan. Gjatë natës do të ndiqet gjendja në terren dhe do të angazhohen fuqi shtesë, si dh mjete për menaxhim me gjendjet dhe ndihmën e popullsisë gjithandej ku ka nevojë”, tha Pendarovski.

Baby Boo