Pendarovski dhe Zaev përkujtojnë përvjetorin e gjen*ocidit të Srebrenicës


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe kryeministri Zoran Zaev publikuan mesazhe me rastin e 26-vjetorit të gje*nocidit të Srebrenicës, i cili konsiderohet si tra*gjedia më e madhe njerëzore në Evropë që nga Lu*fta e Dytë Botërore.
Pendarovski theksoi në mediat sociale se nderojnë më shumë se 8.000 viktima të gjen*ocidit të Srebrenicës.

“Nderime për mbi 8.000 njerëz – vik*tima të gjen*ocidit të Srebrenicës. Ata u vr*anë vetëm sepse ishin muslimanë boshnjakë”, shkroi Pendarovski.
“Është detyra jonë e brezit të kujtojmë këtë kr*im kundër njerëzimit në mënyrë që të mos ndodhë kurrë më”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, kryeministri Zaev gjithashtu postoi një mesazh në mediat sociale me këtë rast, duke theksuar se kr*imi kundër njerëzimit kundër popullatës civile në Srebrenicë në vitin 1995 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën mbi tm*erret e lu*ftës dhe format ekstreme të nacionalizmit, të cilat bota demokratike gjithmonë do t’i dënojë.

“Populli boshnjak dhe bota sot, në 26-vjetorin e një prej ngjarjeve më tra*gjike në historinë e fundit të njerëzimit, kujtojnë këtë humbje të madhe të vlerave të civilizimit dhe përkujtojnë mijëra vi*ktima të pafajshme”, ka thënë Zaev.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, si pjesë e familjes së kombeve evropiane, u bashkua me apelin në Rezolutën e Parlamentit Evropian të 15 janarit 2009, e cila thotë se “kr*ime të tilla të tm*errshme nuk duhet të përsëriten kurrë dhe 11 korriku duhet të shpallet Dita e Përkujtimit dhe dënimit më të fortë të gjen*ocidit të Srebrenicës”.

Baby Boo