Pendarovski: BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur


Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet ta mbajë derën të hapur, jo vetëm për shkak të nevojës nga rezultatet serioze në pjesën e kritereve evropiane për demokraci, qeverisje të të drejtës, luf*tës kundër kor*rupsionit, por edhe për shkak të mundësisë nga shfrytëzimi i vakumit eventual nga ana e faktorëve të jashtëm, të cilët promovojnë koncepte gjeopolitike, të cilat nuk bazohen në vlerat e përgjithshme,e evropiane.

Këtë e theksoi theksoi presidenti Stevo Pendarovski, i cili në Nju-Jork mori pjesë në takimin e 20-të në nivel të lartë në organizim të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi, që mbahet në margjinat e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti u drejtua në temë “Çka do të thotë paqja dhe stabiliti në shekullin 21?” në kuadër të sesionit “Fjalim special: Paqe dhe stabilitet: E Ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, presidenti foli për përvojat e vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit, duke vënë në dukje se për një numër arsyesh objektive, siç janë konf*liktet në ish -Jugosllavi, shka*tërrimi ekonomik, çështje të shumta të hapura, asnjë vend në rajon nuk mund të llogaritet si udhëheqës i periudhës post-komuniste në Evropë.

Baby Boo