Raketa kineze mund të bjerë në Tokë sonte, pritet edhe në Maqedoni


Raketa e madhe kineze, që është jashtë kontrollit, pritet të rikthehet në Tokë gjatë kësaj fundjave, duke sjellë kështu shqetësimin se copëzat e saj mund të ketë ndikim në Tokë.
Rënia e saj mund të ndodh në natën e sotme ose gjatë së dielës, sipas zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes Mike Howard i cili tha se Komanda Hapësinore e SHBA po e ndjek trajektoren e saj.

“Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet vetëm brenda disa orësh nga rikthimi, por Skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor po ofron informata të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet të Ndjekjes së Hapësirës”, deklaroi Howard.
Lajmi i mirë është se copëzat që zhyten në drejtim të Tokës nuk pritet të shkaktojë humbje të jetëve të njerëzve.

“Mund të ketë ndonjë dëm ose mund ta godasë dikë, por dëmi do të jetë është shumë i vogël, gjithsesi jo i papërfillshëm, për këtë unë nuk do ta prishja gjumin për asnjë sekond, ” tha Jonathan McDoëell, një astrofizikant në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar zonën e rrezikut në sipërfaqet tokësore që përfshijnë Amerikën, Australinë dhe Afrikën, ndërsa edhe pjesë të Azisë, jugun e Japonisë, Spanja, Evropës, Portugalisë, Italisë dhe Greqisë.

Raketa u nis nga një stacion i ri kinez më 29 Prill, por më pas u la të hidhej nëpër hapësirë ​​e pakontrolluar derisa graviteti filloi ta tërhiqte atë përsëri në Tokë.
Pavarësisht përpjekjeve të fundit për të rregulluar dhe zbutur më mirë mbeturinat hapësinore, orbita e Tokës është e mbushur me qindra mijëra copëza hedhurinash të pakontrolluara, shumica e të cilave janë më të vogla se 10 centimetra, diku rreth 4 inç.

Objektet vazhdimisht bien nga orbita, megjithëse shumica e tyre digjen në atmosferën e Tokës përpara se të kenë një shans për të bërë një ndikim në sipërfaqe.

Baby Boo