PDSH-ja mbajti kuvende zgjedhore në Saraj dhe Çair


Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Saraj dhe Çair.

Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku.

Siç njoftojnë nga PDSH, në kuvendin e degës së Sarajit, për kryetar të degës u zgjodh Sefedin Aliu, kurse në Çair për kryetar të degës u zgjodh Ramazan Shaqiri. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendeve, theksoi rëndësinë e debllokimit të proceseve integruese, si dhe rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, andaj në këtë drejtim kërkoi angazhim maksimal të strukturave partiake. Siç informon Shërbimi i PDSH-së për informim, Thaçi gjithashtu përshëndeti aderimet e reja dhe interesimin e madh të shqiptarëve për anëtarësim në PDSH, si dhe potencoi se dyert e Partisë Demokratike.

Baby Boo