PD zgjedh kryesinë, Basha: Protesta për të rrëzuar Ramën


Partia Demokratike zgjodhi sot kryesinë e saj të re dhe drejtuesit e departamenteve ne mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kryesia do të mblidhet më pas për të vendosur kohën kur do të nisin protestat e lajmëruara. Basha në fjalën e hapjes tha se protestat do të bëhen për të rrezuar Ramën nga pushteti.

Partia me e madhe në opozitë përmbyll sot procesin riorganizimit. Këshilli Kombëtar votëbesoi si kryetar të këtij organi të lartë vendimmarres Bujar Nishanin bashkë me dy nënkryetaret e partisë Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe doli me dy vendime të rëndësishme.

Ngarkoi strukturat drejtuese për organizimin e protestave për largimin e Edi Rames dhe të mbështesë si zgjidhje politike krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.

“Por së pari vjen beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model menjëherë e mirë institucionet, nga politika, nga Shqipëria. PD do ta udhëheqë këtë beteje jetike dhe do ta fitojmë këtë betejë.

Të gjithë me pyesin si do e rrezosh Rama rrezohet vetëm nëse bashkojmë shqiptarët. Sfida me e madhe është sfida e besimit”, u shpreh Basha.

Por, jo vetëm largimi i Edi Ramës, kryedemokrati Basha kërkoi edhe dërgimin e tij para drejtësisë.

“Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse.Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, prapambetjen të cilat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta çojmë para drejtësisë”, tha Basha.

Por cila është alternativa e Partisë Demokratike.

“Ndarja e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve. Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ia kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare. Integrimin e shqiperisë në BE”, sqaroi Basha.

Per procesine e zgjedhjeve ne pati nga ata qe folen per intriga.

““Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar! Thashë dhe që nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, jap dhe si anëtar i thjeshtë”, deklaroi Salianji.

“Basha propozoi kandidaturat, i kërkoi Këshillit edhe nëse ka kandidatura alternative, por nuk pati”, tha Paloka.

Këshilli Kombëtar votëbesoi kandidatët, të cilët nuk patën rival ndërsa votimi u zhvillua për sekretariatet.

Baby Boo