Pas zhdukjes, gazetari serb që po heton vdekjen e Ivanoviqit thotë se u sulmua


Gazetari serb, Stefan Cverkoviq, i cili po merrej me hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Kosovë, thotë se është sulmuar në një restorant.
Ai ka treguar për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, se si policia kishte arrestuar një person që e kishte sulmuar dhe e kishte fyer, transmeton lajmi.net.“Shkova në një restorant për drekë dhe më pas një person më erdhi pranë. Ai u përpoq të më godasë dhe me fyeu, por u pengua nga policia, të cilët më pas e arrestuan”, ka thënë gazetari.Zhdukja e gazetarit serb, Stefan Cverkoviq ishte raportuar më 13 qershor, kur më pas zyrtarët e lartë serbë njoftuan dy ditë më pas, më 15 qershor, se Cvetkoviq u gjet.Prokuroria serbe dyshon se ai ka inskenuar zhdukjen e tij.

Baby Boo