Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj dhe Thaçi thumbojnë njëri-tjetrin, flasin me kode (FOTO)


Replikat e Kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe këshilltarit të tij Halil Matoshi me presidentin Hashim Thaçi
Kokëfortësia e kryeministrit Haradinaj për të mbajtur në fuqi vendimin për embargo e mallrave serbe në njërën anë, si dhe kërkesa e Ambasadës Amerikane për anullimin e vendimit të kësaj takse nga ana tjetër, ka futur në lojë edhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçit, duke ka sjellur replika në distancë dhe me mesazhe të nënkuptuara midis tij dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ambasada Amerikane në Kosovë prej javës së kaluar ka ridërguar një qëndrim drejt Qeverisë së Kosovës, që kjo e fundit të tërheqë mbrapsht vendimin për taksën 100% të mallrave serbe dhe boshnjake sepse në të kundërt do të kishte pasoja për qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur Ambasadës Amerikane duke thënë se taksa nuk është kundër Amerikës, por kundër Serbisë dhe Rusisë.

Mirëpo kjo kokëfortësi dhe qëndrim i kryeministrit Haradinaj ndaj Ambasadës Amerikane në lidhje me taksën e mallrave serbe, ka sjellur përplasje me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili edhe më herët ka kërkuar të hiqet taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake pas kërkesës së SHBA-së.

Në një konferencë për shtyp të para disa ditëve, kur u pyet nga mediat kosovare përsa i përket vendimit të taksës ndaj produkteve serbe, kryeministri Haradinaj ishte përgjigjur me indirekt duke dërguar një mesazh se ‘bora do të shkrihet dikur’.

‘E mirëpres takimin, është propozim i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur’, kishte deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Haradinaj me të njëjtën monedhë duke shkruar një status me nënkuptime përsa i përket qëndrimit të Haradinajt lidhur me Ambasadën Amerikane për vendimin e taksës së mallrave serbe.

‘Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!’, ka shkruar Presidenti Thaçi në Facebook.

Baby Boo