Pas Trumpit, Bajram Gecaj kërkon që Twitter t’ia mbyllë llogarinë edhe Albin Kurtit


Bajram Gecaj, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me vendimin e rrjeteve sociale që t’ia pezullojnë llogaritë presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se nuk janë fer, pasi sipas tij, llogarit është dashur t’i mbyllen edhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrjetet sociale njoftuan së fundmi se për shkak të rrezikut që Trumpi të nxisë dhunë në Amerikë, në prag të inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden, kanë bllokuar llogaritë e presidentit. Vendimi erdhi pasi protestat e dhunshme, të ftuara nga Trumpi, në Kongresin Amerikan përfunduan me vdekjen e pesë personave.

Gecaj ka thënë se me këtë vendim rrjetet sociale s’janë treguar të drejta. Sipas tij, edhe Vetëvendosjes është dashur t’u bëhej i njëjti bllokim.
“Twitter e Facebook nuk janë definitivisht fer … është dashur shumë më herët t’ua mbyllin llogaritë edhe Albinit dhe udhëheqësve tjerë të Brigadave të Kuqe, pasi që ata jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!” ka shkruar Gecaj në Facebook.

Baby Boo