Pas tre vitesh Jankulloska feston me familjen e saj


Ish-ministrja Gordana Jankulloska, pasi kaloi tre vjet në burg, festat e fundvitit i ka festuar me familjen e saj. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka publikuar një fotografi me djalin e saj Petarin dhe bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski.

“Jezusi ka lindur! Me të vërtetë ka lindur! Gëzuar Krishtlindjet!”, ka shkruar ajo.

Për herë të fundit ajo postoi një foto në Facebook në natën e Krishtlindjeve në vitin 2014, ku ajo bënte bukën. Pas tre vitesh e një muaji të kaluar në burg, ish-ministri doli nga “Idrizova”.

Ajo u dënua me katër vite burg në shtator 2020 për çështjen “Tanku”.

Baby Boo