Labi nuk pushon as për Bajram, bën me banesë një familje të pastrehë në Kaçanik


Këngëtari dhe humanisti i njohur shqiptar Labinot Tahiri edhe ditën e sotme e ka shfrytëzuar për bamirësi.
Ai në Ditën e Festës së Kurban Bajramit e ka bërë një familje me banesë, shkruan lajmi.net.

Labi, njoftoi vetë në rrjete sociale derisa ndau imazhe nga banesa me familjen duke treguar se ai bashkë me përkrahësit e tij humanitarë, kanë bërë me banesë një familje skamnore.
“Sot jemi në Kaçanik, për të ia bërë përhajêr banesën e re nanës loke dhe vajzez se saj, të cilat ishin duke qêndruar jasht nëpër koridore të banesave tjera”, ka shkruar ndër të tjera humansiti.

Postimi i plotë i tij:
“Urime Kurban Bajramin!
Sot jemi në Kaçanik, për të ia bërë përhajêr banesën e re nanës loke dhe vajzez se saj, të cilat ishin duke qêndruar jasht nëpër koridore të banesave tjera
Shqiptarë të dashur, Zoti ju bekoftë që keni ndihmuar edhe këtë rast!
Me dashuri, Labi Kosovë e Shqipërisë”.

Baby Boo