Pas sulmeve të njëpasnjëshme të punonjësve të parkingut, reagojnë nga NP “Parkingu i Qytetit”


NP “Parkingu i Qytetit” përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pë rastin i cili ndodhi dje ku një qytetar ka sulmuar punëtorin e parkingut, shkruan Pa Censurë. Qytetari kishte parkuar veturën në mënyrë të parregullt dhe punëtori i pargingut ka reagur dhe më pas qytetari e ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht punëtorin.

Nga NP “Parkingu i Qytetit” thonë se ngjarjet e tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi i japin imazh të keq qytetit. Ata apelojnë që sa më parë të ndërpriten sjelljet e këtilla të dhunshme dhe të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të cilat vlejnë për të gjithë njëlloj.

Detyra jonë është të vendosim rregull në parkim, i cili duhet të jetë në përputhje me rregulloret. Nga kjo përfitojnë të gjithë, si shoferët ashtu edhe këmbësorët. Një rend më i mirë mund të krijohet vetëm duke punuar së bashku, kanë shkruar më tutje në reagimin e tyre NP “Parkingu i Qytetit”./Pa Censurë/
Postimi i plotë nga NP “Parkingu i Qytetit”:

Të nderuar qytetarë,
Fatkeqësisht, sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” nuk po ndalen asesi. Punonjësit tanë dje janë sulmuar sërish fizikisht dhe verbalisht nga një qytetar, automjeti i të cilit ka qenë i parkuar në mënyrë të parregullt. Sulmuesi është raportuar në polici dhe do të përballet me sanksionet e duhura.
Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi i japin imazh të keq qytetit. Apelojmë sërish që sa më parë të ndërpriten sjelljet e këtilla të dhunshme dhe të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të cilat vlejnë për të gjithë njëlloj.
Detyra jonë është të vendosim rregull në parkim, i cili duhet të jetë në përputhje me rregulloret. Nga kjo përfitojnë të gjithë, si shoferët ashtu edhe këmbësorët. Një rend më i mirë mund të krijohet vetëm duke punuar së bashku.
Me respekt,
NP “Parkingu i Qytetit” Tetovë
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02hbYNde88cTEkUCAfwPcZ9XWVFE1sCFmezAjFaeKnRrmSwTdK52HCQu6jpEfsjzBMl&id=105931418602896

Baby Boo