E falën namazin e Bajramit në xhami, policia do të marrë masa për 30 persona nga Kaçaniku


Përkundër vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës që namazi i Fitër Bajramit të mos falet në xhami, duket se jo të gjithë e respektuan këtë vendi

Të paktën vendimi i BIK-ut nuk u respektua në fshatin Biçec të Kaçanikut. Atje rreth 30 besimtarë myslimanë bashkë me imamin falën namazin e Bajramit në xhaminë e fshatit.

Për t’iu bashkuar në falje në xhami tentuan të hynin edhe banorët tjerë, por të njëjtit u penguan nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili tha se besimtarët u hasën në xhami gjatë një kontrolli të policisë në atë pjesë, por ata që veç se kishin filluar faljen, nuk u penguan.

“Po, mund t’ua konfirmoj se në xhaminë e fshatit Biçec gjatë kontrollimit Policia ka hasur në 20, 30 persona banorë të fshatit të cilët kanë qenë duke e falur namazin e Bajramit. Ka pasur edhe persona të tjerë që kanë ardhur pastaj, por policia nuk i ka lejuar të futen në xhami. Personat të cilët kanë qenë në xhami nuk janë penguar, por do të merret masa ndaj tyre. Sigurisht që me ta ka qenë edhe imami i fshatit”, tha Gashi për Sinjalin.

Kujtojmë që me vendim të BIK-ut, të gjitha xhamitë në Kosovë u mbyllën më 16 mars dhe për shkak të situatës së krijuar nga COVIID-19, ato nuk u hapën as sot për Fitër Bajram, andaj edhe namazi u Bajramit nuk u fal në xhami.

Baby Boo