Pas shuplakës në “Oscars”, Will Smith dhe Jada Pinkett drejt divorcit?

Celebrities spotted inside the 94th Oscars Pictured: Will Smith,Jada Pinkett Smith Ref: SPL5299875 270322 NON-EXCLUSIVE Picture by: Richard Harbaugh/A.M.P.A.S. / SplashNews.com Splash News and Pictures USA: +1 310-525-5808 London: +44 (0)20 8126 1009 Berlin: +49 175 3764 166 [email protected] World Rights,

Mesa duket viti 2022 do të ketë si kryefjalë vetëm emrin e aktorit të njohur Will Smith dhe të gruas së tij, Jada Pinkett Smith. Së fundmi, thuhet se martesa e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith po shkon drejt divorcit pasi çifti “mezi” flasin me njëri-tjetrin pas incidentit në “Oscars”.

Pavarësisht raportimeve e diskutimeve të mëdha rreth kësaj çështje, tensioni mes çiftit duket se është në rritje.
Revista “Heat” raportoi se:

“Që nga skandali i Oscars, tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme. Kanë pasur probleme ndër vite, por ata mezi po flasin tani”, tha një burim pranë tyre. Nëse ata do të ndaheshin, Will ka një pasuri prej 350 milionë dollarësh që Jada do të kishte të drejtën e gjysmës së tyre sipas ligjit të Kalifornisë. Ky mund të jetë një nga divorcet më të shëmtuara në historinë e ‘showbiz’-it dhe do të zgjasë më shumë se ai i Angelinas dhe Bradit”, shtoi burimi.

Në një rrëfim të bërë më herët, Jada kishte thënë se nuk kishte dashur të martohej kurrë me Will-in.
Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.

Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë:
“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”/Inconstyle

Baby Boo