Pas shtimit të rasteve me COVID-19, është shtuar edhe interesimi për vaksinim në Tetovë


Një 31-vjeçare dhe një 70-vjeçar nga Tetova kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona. Vetëm në 24 orët e fundit në Qendrën Klinike të qytetit janë pranuar edhe 8 pacientë të tjerë. Numri total i të hospitalizuarve ka arritur në 47, prej të cilëve 40 janë duke marrë me terapi oksigjeni. Koordinatori i Qendrës Covid tregon se numri më i madh i të infektuarve nuk janë të vaksinuar, ndërsa siguron se spitali është i përgatitur për t’u përballur me situatën.

“Për fat të keq kemi edhe një rast vd*ekjeje, një 31 vjeçare me an*emi. Pacientët i kemi 40 me terapi oksigjeni dhe shtatë nuk janë, këta me oksigjen janë në gjendje të rëndë, kanë edhe sëmundje të tjera kronike, që edhe më shumë e vështirëson terapinë e tyre. Sa i përket vaksinimit gjashtë kanë marrë dozën e parë edhe pesë dozën e dytë”, dekalori Gëzim Nuredni, koordinator i Qendrës Kovid Tetovë.
E deri sa Qendra Kovid po përballet me këtë valë të infektimeve të reja, nga ana tjetër në qendrën e vaksinimit në Tetovë është rritur interesimi për imunizim. Deri në orën 14 u vaksinuar mbi 1 mijë qytetarë.

“Interesi për vaksinim lirisht mund të them se është trefishuar këto tre ditët e fundit, kapacitet e punktit edhe pse janë të mëdha, të kënaqshme, mund t’i mbulojmë mirëpo siç e shihni edhe vetë prapëseprapë kemi një turmë të qytetarëve që kanë të gjithë interes të vaksinohen këto 2-3 ditët e fundit do me thënë është një rritje enorme”, tha Besnik Mustafa, mjek.

Qytetarët që takuam në pikën e vaksinimit thonë po vaksinohen që të tjetër të mos e pësojnë.
“Vendosa, vetëmbrojtje edhe dikujt tjetër mos i bëj dë*m. Ata të vinë ta marrin si e do rendi dhe për qetësimin e shpirtit të vetë.”
Pas Shkupit, Tetova është qyteti me rritjen më të madhe të rasteve me virusin korona. Në total janë 571 raste aktive.

Baby Boo