Klubi i njohur turk bie nga Liga – tifozët kërkojnë konfrontim fizik me lojtarët, kapiteni i skuadrës goditet me shuplak


Në javën e 37-të të Ligës së Parë të kampionatit turk, Bandırmaspor mposhti 4-2 Bursasporin.

Me këtë rezultat u finalizua rrëzimi i Bursasporit një javë para përfundimit të sezonit. Tifozët e Bursaspor u mblodhën rreth stadiumit pas ndeshjes dhe reaguan ndaj lojtarëve.

Policia mori masa të gjera sigurie rreth stadiumit. Lojtarët e Bursasporit hipën në autobusin e ekipit pas 3 orësh ngujim. Burak Altıparmak, kapiteni i ekipit, ka zbritur nga autobusi pas reagimit të tifozëve përreth. Ndërsa Altınparmak zbriti nga autobusi, një tifoz i vendosi duart në fyt lojtarit me përvojë.

Altiparmak i tha policëve: “Si po na siguroni? Po gjuajnë me gurë kudo, nuk po e shihni, po na sulmojnë, kemi fikë o vëlla, ne jemi këtu, kemi frikë, nuk e kuptoni?”.

Bie në sy se tifozët kërcënuan lojtarët duke thënë “Do të vdisni”. Policia ndëhryri për të qetësuar situatën.

Baby Boo