Pas referendumit, në kongres të jashtëzakonshëm do të kërkohet lider i ri i VMRO-DPMNE-së


Pas mbarimit të referendumit, një pjesë e udhëheqësisë së partisë opozitare VMRO-DPMNE do të organizojë kongres të jashtëzakonshëm partiak, në të cilin do të kërkohet dorëheqja e liderit Hristijan Mickoski dhe do të zgjidhet kryetar i ri. Këtë informatë e thonë për “Slloboden Peçat”, funksionarë të lartë partiak të cilët thonë se në parti tanimë është formuar “Aleanca” mes reformuesve dhe deputetëve, qëllimi i të cilëve është që të bëhen ndryshime urgjente në funksionimin e udhëheqësisë, pasi që ashtu siç paralajmërojnë, me punë të këtillë lehtë mund të ndodh që partia plotësisht të bie në humnerë politike, nga e cila nuk ka më kthim, njofton Portalb.mk.

Analistët politik, nga naa tjetër sigurojnë se situata në VMRO-DPMNE mund të eksalojë për kohë shumë të shkurtër, ndërkaq ashtu siç parashikojnë, mund të ketë ndarje dhe fraksione të tmerrshme në opozitë, madje edhe këtyre ditëve përpara mbajtjes së referendumit.

Grup kundër liderit

Lideri Hristijan Mickoski do të duhet patjetër që t’i thotë lamtumirë postit të kryetarit vetëm disa ditë pas mbajtjes së referendumit për emrin, thonë burimet e larta partiake.

Ata theksojnë se për momentin ekzistojnë forca kundërshtare në parti, ndërkaq thonë se më e fuqishme është grupi i formuar nga reformuesit dhe katër deputetë aktiv të VMRO-DPMNE-së.

“Nuk mundet që as ta keni parasysh se çfarë ndodh saktësisht brenda në parti. Disa tërheqin nga një anë, të tjerët nga ana tjetër, dhe vetëm lideri Mickoski qëndron në vend dhe ende nuk ka ndërtuar ende qëndrim për kaosin rreth tij. Por, të gjithë kësaj do t’i vihet fundi menjëherë pas referendumit, pasi që para ca kohësh në parti është formuar një formacion i fuqishëm i përbërë nga reformatorët dhe nga deputetët, të cilët janë fortë të vendosur që të bëjnë ndryshime serioze në parti, me qëllim që të shpëtohet partia nga shpërbërja e plotë. Është e saktë se katër deputetë ia kanë kthyer shpinën liderit, por ai ende nuk është i vetëdijshëm, pasi që mu ata deputetë janë më të heshturit dhe që nuk shihen. Ata vetën e presin momentin e vërtetë t’i tregojnë dhëmbët”, brifojnë burimet partiake.

Profesori universitar, Llazar Llazarov, vlerëson se është e saktë informata se ekzistojnë trazira të mëdha në opozitaren VMRO-DPMNE dhe për të cilat thotë se për kohë shumë të shpejtë do të krijojë ndarje serioze, fraksione dhe shpërbërje të plotë të partisë

“Nëse referendumi për emrin do të jetë i suksesshëm, atëherë një numër i madh i anëtarëve të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së do të kërkojnë dorëheqje të menjëhershme nga lideri Mickoski. Ajo do të jetë paralajmërim se tanimë partia ka filluar të bie në rrënojat politike. Problem do të jetë ajo që madje edhe të vijë lider i ri, prapë udhëheqësia do të jetë e ndarë në disa pjesë”, thotë Llazarov.

Baby Boo