DEL FOTO: JA KUSH ËSHTË ENVER BAJRI, I KONSIDERUAR SI KOKA E GRUPIT KRIMINAL “BAJRI”


Një aksion i madh nga forcat speciale shqiptare në Tiranë e Shkodër, por njëkohësisht edhe nga policia në Roterdam të Holandës çoi në arrestimin e 11 personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal Bajri.

Më i njohuri prej tyre, Safet (Rustermi) Bajri u arrestua në Tiranë në kuadër të operacionit “Oaz”, ndërsa është dënuar në Belgjikë për një sërë veprash të rënda penale.

Megjithatë koka e grupit kriminal kondiserohet të jetë Enver Bajri. 45-vjeçari është ende në arrati dhe besohet se jeton në Belgjikë prej 2-3 vitesh nga ku dyshohet se kontrollon financat e këtij grupi kriminal dhe trafikun e drogës e prostitucionin. Në Roterdam u arrestuan Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni, ndërsa Enver Bajri është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Baby Boo