Pas operacionit të “zorrës qorre” vdes 19 vjeçari nga Drenasi, familjarët fajësojnë mjekët


Mbrëmë rreth orës 00:06, 19 vjeçari, Drin Leku nga Bainca e Drenasit ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Familjarët fajin e vënë të mjekët e kësaj qendre që nga pakujdesia dhe neglizhenca ka ardhur deri të humbja e djalit të tyre.Drini ishte operua nga një operacion i quajtur në gjuhen popullore “zorra qorre”.

Sot ne oren 00:06 ndrroj jetë djali i vellaut tim Drin Rrustem leku papritmas nga pajkujdesia e mjeksis son për një intervenim të voge, lus Zotin qe tash e mas mos ti perseritet askujt,me dhimbje te thell i njoftoj miq dashamir shok,per kohen e varrimit ju lajmrojmi me kohë arsyeja se trupi i Drini gjindët ne mjeksin ligjore”, ka shkruar Naser Leku axha i të ndjerit.Lajmi.net ka kontaktuar me ekipet kujdestare në QKUK mirëpo ata kanë refuzuar të japin informacione përmes telefonit.Trupi i të ndjerit, si njoftojnë familjarët, është në mjekësinë ligjore/Lajmi.net

Baby Boo