McGregor u quajt “idiot” për kërkesën e tij që të ketë edhe një lu*ftë me Poirier


Befasia më e madhe në fillim të vitit 2021, patjetër se ishte lu*fta dhe humbja e McGregor nga Poirier.
Por, me të përfunduar kjo ndeshje, irlandezi i kërkoi Poirierit edhe një ndeshje të tretë, pas McGregor nd*eshjen e parë e kishte fituar ndërsa të dytën e humbi.

Por, ishte kampioni, Justin Gaethje që e quajti atë një idiot që kërkoi një ndeshje të tretë me Poirierin.
“Unë mendoj se ai (McGregor’s) është një luf*tëtar elitar,” tha Gaethje për ESPN. “Në çfarë e kanë renditur atë, numër gjashtë? Unë mendoj se ai duhet të jetë përpara Tony (Ferguson) në renditje.
“Por që ai të dalë dhe të thotë se dëshiron një titull tjetër, një rndeshje të tretë me Poirier, ata janë idiotë”.

“Ai është trajtuar i veçantë vazhdimisht, dhe ai nuk përfitoi nga kjo mundësi.
“Kjo ngjarje ishte për të. Ajo ndeshje ishte që ai të fitonte, dhe ai dëshiron të jetë Z. Humble tani, por ju e dini se ai do të ishte një tjetër njeri nëse do të fitonte atë luftë.
“Kështu që nuk ndihem keq për të. Jam i lumtur për Poirier. Jam i lumtur që Poirier doli atje dhe bëri punën e tij dhe e përfundoi atë. Më pëlqen të shoh atë”, tha Gaethje.

Baby Boo