Pas ndarjes nga i dashuri, Ricky Martin shfaqet i lumtur me Erion Veliajn


Pak ditë para se të vinte në Tiranë, këngëtari i njohur botëror, njoftoi se do të ndahej me partnerin e tij, Jwan Yosef, pas gjashtë vitesh martesë.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme.” – shpreh çifti.

Megjithatë, duket se ndarja nuk e ka mërzitur shumë këngëtarin e njohur, pasi në vizitën e tij në Tiranë dhe në takimin me Erion veliaj, duket shumë i lumtur.

Ky i fundit e ka pritur në zyrën e tij Ricky martin dhe i ka dhuruar çelësin e qytetit.

Takimi mes tyre ka shkuar mirë dhe komunikimi ka qenë për t’u vlerësuar. Në fund të takimit, mes tyre ka pasur edhe një përqafim të ngrohtë.

Baby Boo