Pas ndarjes me të dashurën, gjakovari pi kimikate higjienike


Një person në Gjakovë ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar kimikate higjienike këtë të shtune.
Siç njofton Policia e Kosovës, ai ka ndërmarrë këtë akt pasi kishte prishur raportet me të dashurën, të cilën edhe e kishte informuar përmes një mesazhi.

“Patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile, si dhe dëshmitaren e lartcekur me te cilën vi*ktima ishte ne lidhje dashurie. Nga biseda është mësuar se vi*ktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njëjtën e cila më pas e ka gjetur vi*ktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor”.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar.
Gjendja e vi*ktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.
Rasti nën hetime.

Baby Boo