Pas më shumë se një muaji, koronavirusi rikthehet në Wuhan


Qyteti kinez i Wuhanit, ku dhe mendohet se filloi shpërthimi i koronavirusit në fund të vitit të kaluar, ka raportuar një rast të ri me COVID-19.

Ky është rasti i parë pas më shumë se një muaji, dhe bëhet fjalë për një nga 14 të infektuarit e ri të raportuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Pacienti, një 89 vjeçar, është në gjendje kritike pasi kishte qenë asimptomatik përpara se të dilte pozitiv në testin për koronavirus. Zona ku ai banonte, është vënë nën kufizime të rrepta dhe është dizenfektuar.

Sakaq, Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga Covid-19./Opinion.al

Baby Boo