KSHZ-ja mori materialin zgjedhor për rrethin e dytë të zgjedhjeve


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në mëngjes e ka marrë materialin konfidencial zgjedhor që do të përdoret në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
KSHZ për raundin e dytë angazhon mbi 400 persona për mbështetje teknike në vendvotimet dhe tejkalimin e problemeve me përdorimin e fingerprintit (makina për gjurmë gishtrinjësh), tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

“Mendoj se raundi i dytë do të realizohet në mënyrë më të mirë dhe më të shpejtë. Dinamika e reduktuar e procesit zgjedhor në disa vendvotime në rrethin e parë, e shkaktuar nga teknologjia e re dhe përdorimi i makinerive të gjurmëve të gishtave në rrethin e dytë do të përmirësohet për çka KSHZ-ja ka kryer trajnime shtesë. Por për rrethin e dytë kemi punësuar mbi 400 persona të cilët do të jenë në vendvotimet dhe do të jenë përgjegjës për përkrahje teknike dhe asistencë në mënyrë që të mos ketë pengesa në procesin e votimit”, tha Dashtevski.

Baby Boo