Pas lëndimit të djeshëm, Blasta lë shtëpinë e BBBVK


Një aksident mbrëmë, pak para Prime-it, ka bërë që Blasta të përfundojë në spital.

Derisa Artani ishte duke hekurosur një bluzë, aksidentalisht ka djegur Blastën me hekur në pjesën intime.

Ai është transportuar menjëherë në spital, ku edhe ka hyrë nën tretman mjekësor.

Big Brother VIP Kosova sot ka bërë të ditur se Blasta nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë dhe garës për çmimin e madh, për shkak se trajtimi mjekësor i tij duhet vijuar.

Përfundon rrugëtimi prej afro një mujor i Blastës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Pas lëndimit të pësuar në ditën e djeshme, Blasta është nën kujdesin e doktorëve në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Mirëpo, trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore e bën të pamundur rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga formati i Big Brother VIP” thuhet në njoftimin e BBVK.

Baby Boo