Sulejman ef. Rexhepi: Shaqir Fetahu nuk ka kapacitet për ta nxjerrë macen nga përsheshi!


Në intervistën e fundit të H. Sulejman ef. Rexhepin, ish-Reisul Ulema i BFI-së ka god*itur edhe kreun e BFI-së Shaqir Fetahun. Sipas Rexhepit, kreu i BFI-së nuk ka kapacitet për ta nxjerrë macen nga përsheshi!

“Shaqir Fetai është “kuadër imagjinar”, i “brymosur si myfti” nga lavdërimt e mia, kurse, në realitet ai nuk ka kapacitet për ta nxjerrë macen nga përsheshi! Nuk dua të flas më shumë për të, por, le të më lejohet të sjell disa konstatime të bashkfshatarëve të tij, që vinë e më vizitojnë shpesh! Shprehin keqardhje për përpjekjet e tij prej naivi, shprehin indinjatë për tërë atë që ia punoi pas shpine BFI-së, ndjehen të turpëruar për atë që ma bëri mua, ndjehen të rrëqethur nga ajo që po ia bën BFI-së dhe persektivës së islamit në këtë nënqiell, ndjehen të zhgënjyer nga synimet karrieriste të tij përkundër faktit që e dinë se nuk shquhet për ndonjë karakter në familjen e gjërë dhe nuk shquhet për ndonjë respekt familjar! Të mos flasim për “bashkëpunëtorët” e tij të cilët ditë për ditë vijnë e më flasin për axhamillëqet, por edhe për dj*allëz*itë e Shaqir Fetait. Bashkpunëtorët e tij e thonë vetë se ndjehen shumë rëndë! Krye*këput përjetuan një vit zhgënjimi! Lus Zotin që sa më shpjtë të ndërgjegjësohen” është shprehur Rexhepi

Baby Boo