Pas komenteve të shumta që ngatërroi Euro 2020 me Champions League, reagon Ana Kabashi


Këngëtarja Ana Kabashi ishte e ftuar në një emision së fundi, tekas ndau me ndjekësit në rrjete sociale fotografi nga ai emision.
Por, vëmendje mori me mbishkrimin ngase e ngatërroi “EURO 2020” me “Champions League 2021”.

“Kush do ta fitojë këtë “Champion League 2021?”, shkroi fillimisht Kabashi, e cila pranoi komente të shumta nga ndjekësit.
Por, menjëherë pas komenteve të ndjekësve, ajo e rregulloi mbishkrimin e atij postimi, duke pyetur ndjekësit “Kush do të fitojë këtë Euro 2020”, shkruan Pa Censurë.

Pasi pati reagime të shumta, Ana Kabashi ka reaguar perms një instastory ku shprehet se me sport merret dhe luan shumë më mirë se komentuesit por që nuk e ndjek dhe nuk është në dijeni nëse jemi në Euro 2020 ose në Champions League 2021.
Ajo këshillon komentuesit që mos ta marrin për zemër pasi ishte intervistë për qefi, siç e quan ajo./Pa Censurë

Baby Boo