“Marak”, suksesi i Ezo Menic


Është një prej këngëtareve shumë të dalluara në estradën shqiptare. Fjala është për Ezo Menic, këngëtarja shqiptare e cila njihet për vokalin e saj të veçantë si edhe për bukurinë e saj mahnitëse. Ajo merr vëmendjen e publikut sa herë që shfaqet nëpër rrjetet sociale duke shpërndarë foto dhe video të ndryshme personale si edhe profesionale, shkruan Pa Censurë.

Fotografia: Instagram/ezomenic

Ezo një muaj më parë solli edhe këngën më të fundit të titulluar “Marak”, këngë që u pritë mjaft mirë nga publiku shqiptar. Pas shumë projekteve të shumta muzikore, ky i fundit ka arritur që të pëlqehet shumë nga publiku duke grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.
Sakaq, për momentin Ezo nuk ka paralajmëruar për një projekt tjetër muzikor./PACENSURË

Baby Boo