Pas formimit të qeverisë shkarkohen këta funksionarë të BDI-së (FOTO)


Pas formimit të qeverisë së re e cila pritet të formohet në mbrëmje të ditës së Hënë, menjëherë do të nisin edhe ndryshimet e para për shkarkime dhe emërime.

Dita e Martë do të nis me ndryshimet e para si rezlutat i koalicionit të ri qeverisës midis LSDM-së, BDI-së, ASH-së dhe PDSH-së. TS nga burime pranë Aleancës për Shqiptarët mëson se nga dita e Martë do në nisin ndryshimet dhe brenda një jave do të përfundojnë të gjitha shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve që janë të ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët siç ka shkruar TS, në marrëveshjen e koaliconit për një front të përbashkët drejt BE-së do të udhëheq edhe me Zëvëndës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Bujqësisë:

Pas formimit të Qeverisë së re menjëherë do të nisin shkarkimet edhe atë do të shkarkohen këta funksionarë të BDI-së që i takojnë ASH-së

1. Bashkim Hasani zv/ministër i Mbrojtjes,

2. Adnan Ejup – sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik,

3. Resmi Ejupi- sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale,

Të martën gjithashtu do të shkarkohen këta drjetor:

1. Besim Koka – Drejtor në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Shkup,

2. Qamil Kovaçi – Drjetor i Psikiatrisë – Bardhovcë,

3. Migjen Selmani -Drejtor në MNAV,

4. Azizi Maksuti – Drejtor në Institutin e Shëndetit Publik,

5. Ajurlla Mustafa – Drjetor i Gjinekologjisë – Shkup,

6. Nehat Nuhi : Drejtor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji –Shkup.

7. Rijad Alimi : Drejtor në Kozle – Shkup

Gjithashtu mësohet se në seancën e ditës së Martë pritet të shkarkohen edhe disa drejtor tjerë nga Alternativa dhe LSDM-ja.

Baby Boo