Fillon sot viti i ri akademik 2021/22


Ora e parë akademike do të mbahet sot në fakultetet në vend, me çka edh do të shënohet fillimi i vitit të ri akademik 2021/22. Me këtë rast Kryeministri Zoran Zaev do të mbajë fjalim para studentëve dhe profesorëve në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Shkup.

Të pranishëm do të jenë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, prof. dr. Nikolla Jankullovski dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, prof. dr. Aleksandar Skeparovski.

Baby Boo