Pas 3 vitesh mungesë, Elavan Gjata rikthehet më në fund në ekran

Në 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di. Artistja publikoi albumin e saj të radhës dhe na solli plot 7 perla, që si gjithmonë u pritën mjaft mirë nga publiku. Këngët e mini albumit të saj janë kthyer të gjitha në hit dhe dëgjohen kudo, pavarësisht se janë shumë ndryshe me këngët komerciale që po dëgjojmë rëndom vitet e fundit.

Herë pas here Elvana “zhduket” dhe rikthehet për të na sjellë më të mirën e saj, ndaj edhe daljet në publik të artistes janë shumë të rralla. Megjithatë ajo ka vendosur që me kthimin në muzikë, të shfaqet sërish në ekran pas 3 vitesh mungesë.

Elvana do të performojë live të shtata këngët e mini-albumit, saqë edhe vetë këngëtarja në lançimin e promos i ka konsideruar si performanca speciale. Në mbrëmjen dedikuar Elvanës dhe krijesës së saj më të re, nuk do të mungojnë si të ftuar as të afërm dhe bashkëpunëtorët më të mirë të këngëtares. Detajet e tjera nuk dihen, por e sigurt që të gjithë do të gozhdohemi përpara ekranit ditën e nesërme për të dëgjuar rrëfimin e gjatë të Elvanës për prapaskenat e albumit e shumë të tjera.

Baby Boo