Mihrije Braha i përgjigjet Remzije Osmanit pse nuk e ftoi në fejesën e djalit


Djali i këngëtares, Mihrije Braha, Plator Abazi u fejua me të dashurën, Tringën.

Në një intervistë, këngëtarja, njëherit kolegia e Mihrijes, Remzije Osmani u shpreh së nuk ka qenë e ftuar në fejesën e Platorit.

Remzija tha se Mihrija s’e ftoi.

Kjo video bëri xhiron në rrjete sociale, u komentua shumë.

Së fundmi, Mihrija ka dhënë versionin e saj se pse nuk e ftoi Remzijen në fejesë.

“Remzie Osmani kur e ka feju djalin, as ajo nuk më ka ftuar mua, edhe unë për fejesë nuk e kam ftuar. Por, kur e ka martuar djalin më ka thirrë në dasmë, edhe unë kur ta martojë djalin do e thërras”, u shpreh Braha për T7.

Baby Boo