Pas 10 ditësh debat, Kuvendi në RMV shkarkon 3 ministrat


Dhjetë ditë pas fillimit të seancës për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e anëtarëve të ri të Qeverisë, Kuvendi sot shkarkoi ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti si dhe ministrin pa resorë, Xhemail Çupi. Nga 105 deputetët e pranishëm në sallë, për shkarkimin e Salit votuan 65 deputetët dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, ndërsa për shkarkimin e dy të tjerëve, për votuan 64 dhe një kundër. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski tha se me këtë, sot është konfirmuar përforcimi dhe rritja e shumicës parlamentare.

“Me përfundimin e rikonstruimit, sigurojmë stabilitet politik, rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe miratim më të shpejtë të ligjeve. Ajo do të kontribuojë të vazhdojnë me përshpejtim me realizimin e reformave në ekonomi, në gjyqësor dhe në raport me integrimin e vendit në BE”, tha Martin Kostovski, LSDM

Baby Boo