Bill Gates shkruan libër që tregon sesi të parandalohet pandemia, ai beson se coronavirusi është pandemia e fundit


Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka shkruar një libër me atë sesi duhet të parandalohet pandemia e ardhshme, duke shkruar se beson që coronavirusi mund të jetë pandemia e fundit.

Pandemia e coronavirusit ka goditur rëndë njerëzimin. Ka qenë një fazë e rëndë nga humbja e më të afërmve, vendin e punës e deri të zvogëlimi i pagave – derisa nuk u shfaq vaksina kundër COVID-19.

Miliarderi amerikan ka theksuar se coronavirusi ia ka bërë të qartë njerëzimit se cilat duhet të jenë prioritetet, dhe çfarë duhet bërë për të parandaluar pandeminë e ardhshme.

Ai theksoi se e ka përcjell më vëmendje pandeminë që nga fillimi, dhe se me ekspertët ka bashkëpunuar ngushtë për të mësuar më shumë për këtë pandemi.

Me librin e tij dëshiron të ndajë përvojat apo ato që i ka dëgjuar nga ekspertët me të cilët ka bashkëpunuar, me qëllim që të parandalohet shfaqja e ndonjë pandemie të re.

“Në libër kam cekuar masat konkrete që mund t’i ndërmarrin, jo vetëm që të ndalim, por edhe të ofrojmë një mbrojtje më të mirë shëndetësore për njerëzit në mbarë botën”, tha Gates.

Në libër ka fragmente edhe nga bisedat që i ka zhvilluar me infektologun e famshëm amerikan Anthony Fauci, dhe drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebreyesus. /Telegrafi/

https://youtu.be/YsBfzNeUNQ0

Baby Boo