Partitë shqiptare nuk mbështesin interpelancën kundër Talat Xhaferit


Partitë shqiptare nuk mbështesin interpelancën e paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta kundër kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të veprimit tij në Bruksel ku në fjalimin e mbajtur nuk u shpreh në gjuhën maqedonase por vetëm në gjuhën shqipe. Opozita shqiptare vlerëson se ka shumë arsye për të cilat nuk pajtohet me Xhaferin, por në këtë rast nuk e mbështet interpelancën kundër tij, ndërsa BDI akuzon opozitën maqedonase e nisma është thjeshtë lëvizje e radhës për pikë politike.

“Jo që jemi të kënaqur me punën e tij, madje kemi vërejtje për 180 shkallë më të forta se VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta të cilat nuk mbajnë aspak. Nëse shkojmë në atë logjikë edhe korri diplomatik duhet të jetë i kujdesshëm sepse kur kemi takime zyrtare ata sigurojmë përkthim edhe në shqip. Pra nëse shkojmë me këtë logjike, faktikisht ne duhet të reagojmë edhe kundër korit diplomatik në vendin tonë”, tha Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.

“Mendojmë se interpelanca është në funksion të politikës ditore. Besoj se të gjitha partitë politike parlamentare ndjehen të nderuara nga përfaqësimi i Kuvendit brenda dhe jashtë vendit që e bën kryetari Xhaferi. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është shembull i cili ndiqet nga Kuvendet e rajonit. Nuk e themi neve këtë, por e thonë të tjerët”, deklaroi Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

https://www.youtube.com/watch?v=Qfbz9A_dn0c&feature=emb_err_woyt

Baby Boo