Parashikimi i motit për sot në vendin tonë


Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Paradite në disa lugina do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta sidomos në pjesët jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -3 deri në 3, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 14 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të ketë mot me diell dhe pak mjegull, me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të kemi mot me diell, me mëngjese të ftohta. Nëpër lugina paradite do të ketë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta, sidomos në pjesët jugore. Të martën priten reshje shiu, të përcjella me erëra të forta.

Baby Boo