Paralajmëron Kurti: Nëse marrëveshja do t’i prek territoret do të ketë trazira!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor dhe nëse tentojnë të befasojnë ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, do të ketë protestë shumë të madhe.

Sigma Doors

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku në kuadër të organizimeve që ka bërë përmendi edhe protestën e 29 shtatorit, duke e quajtur protesta më e madhe e organizuar në historinë e tyre.

Ai tha se po përmend këtë protestë sot sepse presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor.

“Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin në pazaret me territor. Le ta dinë që nëse përpiqen të na vendosin para aktit apo faktit të kryer, me ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet por do të jetë edhe më e madhe, shumë më e madhe”, ka thënë Kurti.