Pa energji elektrike, nesër do të jenë këto pjesë të Shkupit


Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të Karposhit, Kisella Vodës, Qendrës dhe Çuçer Sandevës.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “France Preshern” në komunën Karposh. Nga ora 08:30 deri në orën 15:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Bansko”, një pjesë e rrugës “Kratovska”, një pjesë e rrugës “Rilski Kongres” prej nr.50 deri në nr.57, ndërsa prej orës 08:00 deri në 17:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Petar Drapshin”, “Lav Tolstoj”, “Dobromir Hrs” dhe “Eftim Sprostranov”, në Kisella Vodë.

Në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve 164 dhe 163 në lagjen Kërnjevë në komunën Qendër.
Nga ora 09:00 deri në 13:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Kuçevishte drejt manastirit “Shën Arhangel Mihail” në komunën Çuçer Sandevë.

Baby Boo