Paralajmërohet publikimi i video-skandalit seksual, kush është zyrtarja e lartë dhe ambasadori i huaj, të përfshirë në të?


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndërmori sot një vendim drastik ndaj ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, duke e shpallur atë “non grata”.

Meta nuk lejoi që Borchardt të futej në Presidencë, ndërsa shkak i këtij vendimi u bë gishti i mesit që ambasadori i drejtoi banorëve të “Unazës së Re” pak ditë më parë.

Ndërkohë, ky gjest i turpshëm i Borchardt pritet të “harrohet” shumë shpejt, pasi një skandal tjetër pritet të bëhet publik së shpejti.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Koha Jonë“, bëhet fjalë për një video-skandal seksual, ku është i përfshirë një ambasador i huaj i akredituar në Tiranë me një zyrtare të lartë të qeverisë socialiste.

Por jo vetëm kaq! Burime të rezervuar të kësaj gazete bëjnë me dije se dosja e tij nuk është plotësuar ende, por janë gjetur fatura dhe regjistruar biseda që janë jashtë statusi të tij tiplomatik.

Emri i ambasadorit dhe zyrtares së lartë të PS-së të përfshirë në këtë skandal seksual ende nuk janë bërë publik.

Mendohet se bëhet fjalë për videon e paralajmëruar pak ditë më parë nga presidenti Meta.

Baby Boo