26-vjeçari kosovar zgjidhet kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad të Suedisë


Shumë shqiptarë nga Kosova janë bërë figura të rëndësishme politike në shtetet evropiane.
Tashmë dihet se regjioni i Halandit ishte i pari në Evropë që dërgoi një deputet me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Suedisë. Ishte ky regjion që i besoi tre mandate Adnan Dibranit, i cili tashme tetë vjet ka në duar ekonominë suedeze në komisionet e Parlamentit suedez.

Ndërkohë me hapa të sigurt dhe një shqiptar do të prekë Parlamentin suedez ose qeverinë suedeze.
26-vjeçari Arber Gashi u zgjodh kryetar i Patisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit që është posti me i lartë që merr një shqiptar në Suedi.
“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri më tani që të bëhem kryetar i Socialdemokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët e partisë. Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapozgjedhur do të bëj gjithë çka mundem për të drejtuar partinë me besim të plotë , transparencë dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im, së bashku drejt fitoreve të reja”, u shpreh Arbër Gashi, i cili rrugën poltike e filloi në rininë e partisë e që nga sot është drejtues i saj.
Edhe vetë kryeminstri suedez, Stefan Löfven, e vlerëson lart Arbërin.
Familja e Arbër Gashit është nga Fortesa e Drenasit.

Baby Boo