Paraburgoset pedofili që sulmoi vajzën 14-vjeçare në Tetovë


Policia ngriti padi penale kundër M.B (33) nga Tetova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm seksual ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç”.

Sipas Ministrisë së Brendshme, M.B. dyshohet se e ka kryer krimin në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë më 25 të këtij muaji rreth orës 17:00 në një kalim midis dy ndërtesave të banimit.

Me një thikë ai ka sulmuar vajzën në dorën e majtë dhe këmbën e majtë, pastaj ka prekur trupin e saj, duke kërcënuar se do ta vriste atë me babanë e saj dhe më pas ka ikur.

M.B dyshohet se dhe dy ditë më herët e ka sulmuar vajzën, pasi ka hyrë në banesë të saj pasi ka vërejtur se është e vetme.

Gjyqtari i procedurës i ka dhënë 30 ditë paraburgim personit M.B.

Baby Boo