Parabu*rgim për 3 infermieret që dhu*nuan të moshuarën në Pejë


Tri infermieret e përfshira në rastin e dhu*nimit në mënyrë çnjerëzore të gruas së moshuar në qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë përfunduan në parabu*rgim. Nga ana tjetër, Oda e infermiereve ka anuluar licencat e 4 punonjëseve të kësaj qendre.

“Qysh dje ne e kemi autorizuar policinë që të intervistojë personelin por edhe personat e tjerë që kanë qenë banorë në atë shtëpi, me qëllimin që të sigurojmë ndonjë provë nëse eventualisht mund të ketë ndodhur ndonjë rast edhe më përpara”, deklaroi Dorjan Juniku, prokuror.

Meqë viktima e moshuar vuan nga sëmundja Alzheimer, po vlerësohet në qoftë se është në gjendje të japë deklaratë. Edhe pse në video incizimin dëgjohet e akuzuara e parë, Aulona Pelaj, përderisa e kërcënon të moshuarën se mund dhe din të përdorë edhe më shumë forcë, në polici e njëjta kishte deklaruar se ishte vetëmbrojtur.

“Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka su*lmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”, u shpreh Aulona Pelaj, e dyshuara e parë.

Përkundër kësaj, babai i Aurora Pelajt kërkoi falje publike për veprimet e të bijës si dhe kërkoi nga organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhje të rastit. Tri punonjëset e arrestuara dyshohen se kanë kryer veprën penale su*lm dhe veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale Su*lm. Su*lmi ç’njerrëzor përmes rrjetit social Fejsbuk e dënoi edhe kryeministri Albin Kurti ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se kanë filluar inspektimet në institucionin privat Orenda.

Ndërkaq është kërcë*nuar me jetë aktorja Kaltrinë Zeneli e cila ishte e para që publikoi në rrjetet sociale videon që dëshmonte su*lmin. Ndryshe, disa medie serbe në funksion të propagandës kanë shpërndarë dezinformata për rastin në fjalë, edhe atë se viktima e moshuar ka qenë serbe./express

Baby Boo