Tuna dhe Patrisi, lufta e çiftit për mbiemrin e djalit zhvendoset në ‘Instagram’


Vetëm pak ditë më parë, Tuna vendosi të heqë mbiemrin Berisha nga llogaria në ‘Instagram’ e djalit të saj dhe Patrisit, Tian. Fill pas këtij momenti nuk mungoi as reagimi i xhaxhait të vogëlushit, Robertit, i cili ndau një foto të Tianit me Renee bashkangjitur me emrat: “Renee Berisha, Tian Berisha”.

Edhe vetë Patrisi ka reaguar mëngjesin e sotëm duke ndarë një video me të birin, krah së cilës ka shkruar Tian Patris Berisha. Edhe Roberti ka lënë komentin e tij duke thënë se kështu do të jetë përgjithmonë.

Epo siç duket vëllezërit Berisha janë bërë krah njëri-tjetrit më shumë se kurrë, teksa konfliktet midis Patrisit dhe Tunës nuk mungojnë.

Baby Boo