Papunësia në Turqi bie në 10.1%


Niveli i papunësisë në Turqi ka pësuar një rënie me 1.6 pikë në muajin mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u realizuar në shkallën 10.1 për qind, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) mbi fuqinë punëtore për muajin mars 2018.

Sipas raportit, numri i të papunëve mbi 15 vjeç në shkallë vendi ka rënë në 3 milionë e 210 mijë në muajin mars të këtij viti, 432 mijë më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë papunësia duke rënë me 1.6 pikë është reduktuar në 10.1 për qind. Një rënie me 0.5 për qind në shkallën e papunësisë në Turqi është regjistruar gjithashtu në krahasim me muajin shkurt.

Papunësia jobujqësore në muajin maj të vitit 2018 ka shënuar një rënie me 1.8 për qind dhe është realizuar në nivelin 11.9 për qind.

Gjatë muajit në fjalë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë e grupmoshës 15-24 vjeç, ka rënë me 3.7 për qind dhe është realizuar në nivelin 17.7 për qind.

Kështu që niveli i papunësisë në Turqi është ulur me 3.7 për qind edhe në grupmoshën 15-64 vjeç duke u realizuar në nivelin 10.3 për qind. /TRT

Baby Boo