“Nëse të vr*as këtu, askush s’do e marrë vesh” – Miss Hungaria tregon eksperiencën e frikshme me biznesmenin në liqenin e Ohrit


Fituesja e Miss Universe Hungaria 2021, Jazmin Viktoria, ka rrëfyer se si ra pre e një rrjeti trafikantësh në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka treguar se kishte aplikuar në një agjenci modelimi në shtetin e Ballkanit Perëndimor, por u detyrua të largohej për shkak se ra në një rrjet trafikantësh të qenieve njerëzish apo organesh. Autoritetet ndërkohë kanë nisur hetimet për të gjetur personin e prezantuar si biznesmen, me të cilin komunikoi Jazmin.

“Më kërkuan të modelja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, tha ajo për ngjarjen që pretendohet se ka ndodhur 1 muaj më parë.

Më pas rrëfeu se personi që e mashtroi fillimisht ishte i sjellshëm me të, por më vonë situata u përkeqësua. Modelja tha se i morën pasaportën kur mbërriti në hotel dhe kudo që shkonte ishte e shoqëruar gjithmonë me dikë dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa punëdhënësi i saj u bë papritur i dhu*nshëm.

“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhu*në, por unë nuk pranova”, tha ajo, teksa rrëfeu se ngjarja ndodhi në një kafene buzë liqenit.

“Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vr*as pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, tregoi Miss-i. Kur e pyetë nëse mendonte se ishte abuzuar seksualisht atë mbrëmje apo nëse ndodhi diçka për të cilën nuk do të ndihej krenare, u përgjigj: “Shpresoj që jo…”. Të nesërmen, njoftoi të atin dhe vajzat në grupin e mesazheve se kishte një problem.

“Meqenëse shkoja për shëtitje çdo ditë, zgjodha këtë taktikë. Lashë gjithçka në hotel dhe u largova”, shtoi Jazmin Viktoria, e cila u arrit të fshihej falë bashkëpunimit të autoriteteve dhe më në fund babai i saj e gjeti dhe e ktheu në shtëpi.

Modelja tha për Blikk se kishte frikë të flinte se mos e gjenin. Jazmin Viktória zbuloi se Interpoli filloi hetimet pas denoncimit të njërës prej vajzave dhe për një javë pasi u kthye në shtëpi, ajo nuk ishte në gjendje as të fliste për çfarë kishte ndodhur. Por, sipas saj, burri e ka gjetur edhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjera e kërc*ënon me regjistrime komprometuese, ndaj nuk guxon të jetojë e qetë për momentin.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, po të shoh një person që i ngjan atij, pothuajse më ndalet zemra, kam shumë frikë”, tha ajo./PanoramaPlus

Baby Boo