Panovski: Në Maqedoni sëmundja e coronavirusit nuk ka pasur e as nuk do të ketë kulm


Mjeku Nikolla Panovski thotë se kulm të coronavirusit në Maqedoni nuk ka pas dhe as që do të ketë.

Ai në një intervistë për Tv Alfa thotë se sëmundja do të vazhdojë edhe më tej pa pasur ndonjë pik të veçantë.

“Sipas meje nuk ka pasur as nuk do të ketë kulm, ka pasur ditë ku ka pasur më shumë të sëmurë, por mesatarisht nuk ka pasur kulm të sëmundjes. Ndoshta disa qytete kanë pasur kulm, për shembull Kumanova ku përnjëherë pati rritje të sëmundjes”, tha Panovski.

Panovski thotë se shkurtimi i orës policore është një mundësi e mirë. Sipas tij më mirë do ishte nëse fare nuk kishte orë policore.

Baby Boo